Në Gjykatën Themelore arrijnë të dyshuarit në rastin “Perandoria”
maqedonia
Në Gjykatën Themelore arrijnë të dyshuarit në rastin “Perandoria”

Në Gjykatën Themelore arrijnë të dyshuarit në rastin “Perandoria”

Shkup, 9 nëntor -Në Gjykatën Themelore Shkup 1 para disa minutave janë sjellur në bisedë disa prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, të cilët me vetura të policisë u sollën direkt në garazhin e gjykatës me qëllim t’u ikin gazetarëve.

Në mënyrë të njejtë në gjykatë erdhën edhe përfaqësues të PSP-së. Në gjykatë gjithashtu erdhi edhe avokati Apostollski i shoqëruar nga ish gruaja e Orce Kamçevit.

Prokuroria Speciale hapi sot hetim të ri me emrin “Perandoria” në të cilën të dyshuar kryesor për pastrim parash dhe bashkim kriminel janë Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov.

PSP paralajmëron zgjerim të hetimit dhe rritje të listës së 13 të dyshuarve. 

© ZHURNAL 09.11.2018, 20:16 | B.L. | 1,758 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."