Mirënjohje për Reisul Ulema
maqedonia
Mirënjohje për Reisul Ulema

Mirënjohje për Reisul Ulema

Shkup, 9 nëntor - Sot, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë qëndroi Administratori i njësisë Nr. 10 të Bashkësis së Tiranës, z. Arijan Hamiti me bashkëpunëtorët e vetë.

Duke shprehur respekt të veçantë dhe mirënjohje të pa fund për Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe për punën dhe angazhimin e tijë vetëmohues, z. Hamiti ia dorëzoi prijësit të BFI mirënjohjen për kontributin e tijë të shquar në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Në praninë e Muftinjëve të Muftinive të BFI, të Kryetarit të Kuvendit të BFI, Dekanit të FSHI dhe të Drejtorit të Medresesë “Isa Beu”, Reisul Ulema u falenderua për mirënjohjen për të cilën tha se njëkohësisht ju takon edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tijë si edhe besimtarëve muslimanë të Maqedonisë.

© ZHURNAL 09.11.2018, 20:02 | T.E. | 1,827 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."