Kryebashkiakja e Romës dënohet me 10 muaj burg për korrupsion
bota
Kryebashkiakja e Romës dënohet me 10 muaj burg për korrupsion

Kryebashkiakja e Romës dënohet me 10 muaj burg për korrupsion

Prokurori publik i Romës ka kërkuar këtë të premte dënimin me 10 muaj burg për kryebashkiaken e Romës , Virginia Raggi, për  akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

Raggi, e cila u bë e para kryebashkiake femër e Romës në vitin 2016 dhe që i përket lëvizjes antiestablishment “5 yjet”, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në komunë.

Vëllai i Marras, Raffaele Marra ka qenë më parë kreu i personelit të Bashkisë së Romës, i cili shihej di krahu i djathtë i Raggit dikur, por që tashmë përballet me akuza të veçuara për korrupsion, të cilat i përkasin periudhës para se Raggi të zgjidhej kryebashkiake e Romës.

Hetuesit thonë se kanë prova se, Raffaele Marra fshihet pas emërimit të vëllait të tij. Por, vëllai me ndikim ka kaluar disa muaj në burg tashmë, e përballet me një dënim prej 4 vitesh e gjysmë.

Avokati mbrojtës i Raggit do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë. Në Itali, gjithsesi, dënimet me më pak se dy vite burgim zakonisht pezullohen.

Por, problemi qëndron se rregullorja e partisë së Raggit (5 yjet) përcakton se çdo anëtar i lëvizjes duhet të japë dorëheqjen nga pozicionet publike, edhe në rastet kur dënohet me afate më të shkurtra kohe, përfshi këtu edhe shkeljen e parë penale.

© ZHURNAL 09.11.2018, 20:33 | T.E. | 801 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."