Ministri i kulturës Ademi priti në takim ambasadorin spanjoll, Emilio Loreco Sera
maqedonia
Ministri i kulturës Ademi priti në takim ambasadorin spanjoll, Emilio Loreco Sera

Ministri i kulturës Ademi priti në takim ambasadorin spanjoll, Emilio Loreco Sera

Shkup, 9 nëntor - Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Loreco Sera.

Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë theksuar se Republika e Maqedonisë dhe Mbretëria e Spanjës i japin rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis dyja shteteve, që karakterizohen me shkallë të lartë të miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Lidhur me bashkëpunimin kulturor ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës, ministri Ademi ka theksuar se ky bashkëpunim është në nivel solid, ku prezantohet në vazhdimësi kultura spanjolle dhe ajo e Maqedonisë në të dyja vendet, duke shprehur me këtë rast edhe rëndësinë për thellimin e të njëjtit përmes shkëmbimit të ekspertëve, artistëve dhe projekteve. Ai ka propozuar edhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Filarmonive të të dyja shteteve, që do të kishte rezultuar me realizimin e projekteve dhe vizitave të përbashkëta të orkestrave dhe dirigjentëve. Po ashtu, Ademi i ka propozuar ambasadorit Sera edhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Muzeut të Artit Bashkëkohor nga Shkupi me ndonjë nga muzetë në Spanjë, që trajtojnë artin bashkëkohor, si me: Muzeun e Artit Bashkëkohor nga Barcelona, Muzeun e Artit Bashkëkohor “Esteban Visente” nga Segovia, Institutin e  Arteve Moderne në Valenci dhe Muzeun e  Arteve Bashkëkohore “MASA” në Alikante.

Ambasadori Sera, nga ana tjetër, e ka theksuar mbështetjen e Spanjës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë. Ai, po ashtu, ai e ka informuar edhe për interesimin e Ministrisë së Kulturës të Mbretërisë së Spanjës për vendosjen e lidhjeve kulturore intensive, që do të kishte rezultuar me bashkëpunim më të madhe ndërmjet institucioneve nga sfera e kulturës, realizim të projekteve dhe shkëmbim të artistëve, e gjithë kjo me qëllim të promovimit më të madh të kulturës spanjolle dhe maqedonase në të dyja shtetet.

© ZHURNAL 09.11.2018, 20:52 | T.E. | 823 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."