Sekretarja shtetërore në MPB viziton Tiranën për ligjin e Vettingut
maqedonia
Sekretarja shtetërore në MPB viziton Tiranën për ligjin e Vettingut

Sekretarja shtetërore në MPB viziton Tiranën për ligjin e Vettingut

Tiranë, 9 nëntor – Një delegacion nga Ministria e punëve të brendëshme e drejtuar nga sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska po realizon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Këtë vizitë si po informojnë nga MPB e organizon OSBE në Shkup dhe qëllimi është njohja nga afër në lidhje me ligjin e vettingut që po realizohet në Shqipëri.

Gjatë vizitës atje delegacioni i MPB ka realizuar takim me zv.ministrin e brendshëm Julijan Hodaj i cili është dhe përgjegjës për realizimin e ligjit për vetting në polici.

© ZHURNAL 09.11.2018, 21:12 | T.E. | 1,169 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."