Polio Plus: Personave me hendikep u duhet arsimim dhe punësim
maqedonia
Polio Plus: Personave me hendikep u duhet arsimim dhe punësim

Polio Plus: Personave me hendikep u duhet arsimim dhe punësim

Shkup, 9 nëntor - Personat me hendikep kërkojnë arsimim cilësor të njëjtë me personat e tjerë dhe punësim në administratën publike. Pa arsimim kualitativ nuk mund të arrihet edhe te punësimi, theksojnë nga Lëvizja kundër hendikepit Polio Plus.

"Ekziston problem rreth klasifikimit dhe kategorizimit të fëmijëve me hendikep dhe qasjes speciale që e ka shteti i cili në vend të kujdesit dhe masave të veçanta që çojnë te të drejtat e barabarta, është orientuar drejt ndarjes dhe diskriminimit. Në shkolla speciale në vend që të verbrit dhe shurdhmemecët të mësojnë në programe më kualitative, shteti i orienton nga fillimi të mësojnë punë manuale, që shkaktojnë diskriminim sistematik",- tha Elena Koçoska nga Polio Plus.

Njëherit u theksua se shteti gjatë punësimit kujdeset për përfaqësimin e bashkësive etnike, por jo edhe për bashkësinë e personave me hendikep.

"Në kuadër të IPA programit vitin e kaluar në Odën Ekonomike, në Bashkëpunim me Polio Plus, u formua qendra për punësim të personave me hendikep me qëllim të aplikimit të programit dhe modeleve që do t’i përgatisin personat me hendikep që të inkuadrohen në tregun e punës",- u shpreh Jadranka Arizankoska nga Oda Ekonomike.

Qendra për punësimin e personave me hendikep ka nevojë për përkrahje, prandaj në koordinim me Ministrinë e Punës dhe politikës sociale po bëhen përpjekje për sigurimin e mjeteve financiare që kjo qendër të mund të funksionoj, u tha në debatin e organizuar nga Polio Plus, me përkrahje të BE-së, trupit koordinues nacional për implementimin e Konventës për të drejtat e personave me hendikep dhe Odën Ekonomike. 

© ZHURNAL 09.11.2018, 09:25 | D.J. | 344 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."