Uashingtoni do ta kufizojë të drejtën për kërkimin e azilit
bota
Uashingtoni do ta kufizojë të drejtën për kërkimin e azilit

Uashingtoni do ta kufizojë të drejtën për kërkimin e azilit

Uashington, 9 nëntor – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ndërmerr hapa për kufizimin thelbësor të së drejtës për parashtrimin e kërkesës për azil, me çka njerëzit të cilët ilegalisht kanë hyrë në SHBA nuk do të mund të aplikojnë për azil.

Masa e tillë, e cila pritet të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme, do të parashikojë që të drejtë për parashtrimin e kërkesës për azil në SHBA do të kenë vetëm personat, të cilët në territorin amerikan “kanë hyrë në mënyrë legale përmes vendkalimeve zyrtare kufitare”.

Një përfaqësues i lartë anonim amerikan informoi se qëllimi i Adeministratës është që me këtë masë “t’i orientojë kërkuesit e azilit drejt vendkalimeve kufitare, ku ka më shumë resurse, kapacitete dhe nëpunës, të cilët në mënyrë ekspeditive dhe efikase do t’i përpunojnë kërkesat”.

Ministria amerikane për Siguri të Brendshme kumtoi se sistemi i tanishëm për ndarjen e azilit është “i ngarkuar me numër tepër të madh të kërkesave për azil për të huaj, që tejmasë i ngarkon kapacitetet shtetërore dhe pamundëson shqyrtim të shpejtë të aplikacioneve të atyre të cilët me të vërtetë meritojnë të marrin azil”.

Në pajtim me ligjet amerikane për migrim, presidenti i SHBA-së ka të drejtë ta kufizojë hyrjen e të huajve në vend, nëse vlerëson se kjo është në interes kombëtar.

Në paralajmërimin për vendosjen e masave të reja për azil, reagoi Unioni amerikan për liri qytetare, i cili vlerësoi se ligjet e SHBA-së mundësojnë që njerëzit të parashtrojnë kërkesë për azil pavarësisht nëse kanë hyrë përmes kanaleve zyrtare ose jo.

“Është joligjore të kufizohet ky parim përmes ndonjë agjencia ose dekreti”, deklaroi përfaqësuesi i Unionit, Omar Xhadvat.

© ZHURNAL 09.11.2018, 09:26 | Xh.I. | 317 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."