Mijëra të evakuar pas shpërthimit të zjarrit në Kaliforni
bota
Mijëra të evakuar pas shpërthimit të zjarrit në Kaliforni

Mijëra të evakuar pas shpërthimit të zjarrit në Kaliforni

Mijëra banorë po evakuohen në Kaliforninë e veriut, pasi një zjarr është përhapur në disa qyteteve në ultësirat e Sierras.

Zjarri, që filloi të enjten pranë Camp Creek, është favorizuar nga erërat e forta dhe pyje të thata.

Autoritetet thanë se ka raporte të pakonfirmuara për viktima.

“Kemi marrë raporte për disa viktima,”-tha për gazetarët shefi i qarkut Butte Kory Honea. “Por këto raporte nuk janë verifikuar ende.”

Camp Fire ka djegur 20.000 hektarë deri të enjten pasdite, sipas kohës lokale.

Erërat me shpejtësi 80 km/h bënë që zjarri të përhapet me shpejtësi vetëm në disa orë dhe banorët u detyruan të braktisinin makinat e të largoheshin në këmbë për të shpëtuar.

© ZHURNAL 09.11.2018, 09:27 | Xh.I. | 286 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."