ShMK “Drita”-Kërçovë demanton profesorin Jashari
maqedonia
ShMK “Drita”-Kërçovë demanton profesorin Jashari

ShMK “Drita”-Kërçovë demanton profesorin Jashari

Shkup, 9 nëntor - Shkolla e mesme komunale "Drita" në Kërçovë, në një reagim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal kanë demantuar pohimet e profesorit Shefki Jashari ku ky i fundit akuzoi drejtorin e kësaj shkolle se kinse në mënyrë jologjore ia ka ndërprerë kontratën e punës dhe e ka larguar nga puna.

Nga kjo shkollë thonë se personi në fjalë nuk është larguar nga puna por i ka mbaruar kontrata e punës me kohë të caktuar pune më datë 31.gusht të këti viti.

"Ish i punësuari, Shefki Jashari, nuk është larguar nga puna, por i ka mbaruar kontrata e punës me kohë të caktuar pune më datë 31.08.2018, sepse ish – i punësuari  nuk ka vendim pune, sepse deri në fillim të vitit kalendarik 2018 nuk i kishte dhënë provimet pedagogjike dhe nuk ishte arsimtar,  por inxhinier i elektroteknikës, se me vetë “punën e tij”, kontribuoi  që vit pas viti numri i nxënësve që regjistroheshin në këtë drejtim të ishte më i pakët e më i pakët, sepse ish- i punësuari e kishte zakon të lavdrohej se sa nxënës ka përsëritur dhe sa të tëjerë ka lënë në provim dhe riprovim. Kështu erdhi puna që 3 vitet e fundit të mos ketë asnjë nxënës të interesuar për këtë drejtim.  Kush e paska fajin tash unë apo kryetari i Komunës?!", thuhet në reagimin e Shkollës së mesme "Drita" lidhur me pohimet e ish profesorit.

Nga shkolla e mesme komunale "Drita" mes tjerash shprehen se Profesori tjetër, që është i punësuar dhe ligjëron në vitin e katërt, se vetëm ky vit ka mbetur në atë drejtim, i plotëson kushtet e parapara me normativin e Shkollës dhe ligjin për Arsim të Mesëm në RM.

© ZHURNAL 09.11.2018, 09:53 | Xh.I. | 1,564 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."