Agjencia Zhurnal.mk

Dëbohet nga Italia 35-vjeçari shqiptar, mbante tatuazhin e Bin Ladenit në gjoks

Një shtetas shqiptar 35-vjeçar mësohet se është dëbuar nga policia italiane ditën e sotme për shkak se konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me prirje terroriste.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa media italiane. Shqiptari është konsideruar si nxitës i ideologjisë xhihadiste. Bëhet me dije se i ndikuar dhe i influencuar nga dogma ekstreme fetare, shqiptari kishte bërë në gjoks një portret të Osama Bin Ladenit, lider i Al Kaedas, i vrarë në Pakistan në vitin 2011 në një operacion të trupave speciale amerikane.

Sipas mediave italiane, 35 vjeçari ishte dënuar edhe më herët në Itali për armëmbajtje pa leje dhe për trafik droge. Më pas, sipas raportimeve, ai ishte indoktrinuar me ideologji xhhadiste, gjatë qëndrimit në burgun e Riminit.

Autoritetet italiane deklaruan se gjatë qëndrimit në burg dhe pas daljes nga ai, shqiptari kishte krijuar shoqëri me persona me prirje ekstremiste xhihadiste.

Policia italiane ka bërë me dije se edhe më herët ishte lëshuar urdhri për 35 vjeçarin për të ikur nga Italia, por shqiptari nuk e kishte respektuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...