Agjencia Zhurnal.mk

Rama i indinjuar pas vendimit të Hagës për Thaçin dhe Veselin

Pas informacionit se Prokuroria Speciale në Hagë ka ngritur aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe  dhe ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, për krime lufte kundër njerëzimit, reagoi  kryeministri Edi  Rama, i cili shkruan se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krahë të atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës nga ferri që kishte krijuar Sllobodan Milosheviq.

Në publikimin në Fejsbuk Rama thotë se kur e ka marrë informacionin dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, ai është përpjekur po nuk ka arritur të formulojë  fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën e tij.

Rama paralajmëroi se publikisht do të prononcohet gjatë ditës së sotme me porosi për të gjithë shqiptarët, por potencoi se do të jetë deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit.

“Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtarë”, ka shkruar Rama.

Reagoi edhe ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe nuk është vetëm pika më e lartë e  përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare” ka shkruar Cakaj në Fejsbuk.

Ai shpreh bindje të plotë se do të dëshmohet pafajësia e tyre.

I pari reagoi presidenti Meta i cili në Fejsbuk shkroi se Thaçi dhe Veseli do të dëshmojnë se janë të pafajshëm.

“Besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, ka  shkruar Meta.

Ai shtoi se edhe  më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar dhe ai beson se edhe tani kjo do të ndodhë./MIA

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...