Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria 14 vjet anëtare e NATO-s, SHBA vlerëson partneritetin 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA thotë se vlerësojnë partneritetin me Shqipërinë dhe se ka treguar përkushtim për të promovuar paqen dhe sigurinë.

“Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribuues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan ambasada e SHBA.

Related posts

Inceneratorët, Këlliçi: Para publike të zhdukura jashtë vendit nëpërmjet Zotos

Xh M

Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje

Xh M

Bojkotoi Komisionin e Ligjeve, Alibeaj deklaratë për mediat: Marrëveshja PS-Rithemelim, sakrifikoi Reformën Zgjedhore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy