„ЕasyJet” hyn në tregun tonë me linjë ajrore nga Gjeneva në Shkup

Kompania ajrore Izixhet (EasyJet) nga 1 nëntori hyn në tregun vendor të aviacionit me linjë ajrore nga Gjeneva në Shkup, tri herë në javë, çdo të hënë, të enjte dhe të premte.

 

Nga TAV Maqedoni sot informuan se bëhet fjalë për linjë ajrore sezonale nga 1 nëntori deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.

“Biletat e aeroplanëve janë lëshuar në shitje përmes ueb faqes Izixhet (easyJet) https://www.easyjet.com/en, me çmime që fillojnë prej 1.476 denarë për një biletë aeroplani në një drejtim, informojnë nga TAV Maqedoni.

Linja ajrore e re sezonale, siç thonë nga Izixhet, do t’u mundësojë qytetarëve t’i vizitojnë familjet dhe miqtë e tyre ose ta zbulojnë qytetin në udhëkryq të Ballkanit, i pasur me më shumë ndikime, si edhe me lokalitete të shumta kulturore dhe natyrore.

Nga TAV Maqedoni janë të kënaqur që kompania ajrore Izixhet hyn në tregun e aviacionit të Maqedonisë së Veriut edhe krahas krizës globale në aviacion të shkaktuar nga KOVID-19 si edhe fakti se shumë vende akoma kanë restriksione për udhëtimet me aeroplanë.

Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë nga Zvicra me të cilin nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të ketë linjë ajrore pas Cyrihut dhe Bazelit.

Related posts

Arifi: Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie

D V

Fillojnë punimet për infrastrukturën nëntokësore në Seravë të Çairit

Redaksia

LSDM: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com