Agjencia Zhurnal.mk

​​Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë, 11 janar- Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se “në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!”.

Postimi i Zogajt në Facebook:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020. -Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! -Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...