Kosovë

​3 mijë e 130 raste aktive me COVID-19

Zhurnal Ads

Dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, u paraqitën më 13 mars. Prej kësaj kohe e deri më tash, numri i rasteve të infektuarve ka shkuar në 13 mijë e 791, ndërsa 10 mijë e 113 persona kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.

Por 548 persona kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, 3 mijë e 130 janë raste aktive.

E gjatë së enjtes IKSHPK njoftoi se rastet e reja të të infektuarve me COVID-19 për 24 orëshin e fundit ka qenë 78, ndërsa i të shëruarve 190.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Sërish, më së shumti raste janë paraqitur në Prishtinë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.

Postime të ngjashme

Kryeministri Hoti dhe kabineti i tij nisen drejt Tiranës, gati për takimin e dy qeverive

admin

Stano: Brukseli i shqetësuar për zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem

admin

I dërguari i SHBA, Grenell: Natë e mahnitshme në Beograd, serbët dhe amerikanët kënduan për Alabamën. Ja videoja nga darka me Vuçiç

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...