Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​52 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968

Sot janë bërë 52 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Demonstratat shpërthyen më 27 Nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan.

Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një Grup politik nëntë anëtarësh i studentëve të Prishtinës, me Osman Dumoshin në krye. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe përbëhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati dhe Hasan Dërmaku.

Demonstruesit, mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si: ”Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”, ”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luaj me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!

Demonstratat e vitit 1968, ishin frymëzim për vazhdimin e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si në vitet e ’80-ta, dhe ’90– ta si dhe përfundimisht në organizimin e luftës së armatosur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në demonstratat e vitit ’68 morën pjesë të gjitha shtresat, e moshat e popullsisë dhe banorët e të gjitha trojeve shqiptare, ku u shprehën unanimisht se shqiptarët në Jugosllavi duan t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i gëzonin popujt tjerë.

Shqiptarët kërkonin ta gëzonin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, të drejtën e kombit e jo të kombësisë, të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e shtetit të tyre – Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës së Jugosllavisë.

Demonstratat shpërthyen serish në Prishtinë në vitin 1981. Ato filluan nga studentët që protestonin në mënyrë paqësore për kushtet e tyre të jetesës, por kërkesat e tyre u përshkallëzuan në një nivel më të madh politik. Si rezultat, spastrimet u bënë brenda udhëheqjes komuniste në Kosovë./kp/

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...