Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

532 mijë e 333 qytetarë të Kosovës janë infektuar me COVID-19 prej 13 marsit kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.

Ndërsa shkak i infektimi me virusin korona 1 mijë e 355 kanë vdekur. Kështu raportohet në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), raport ky 24 orësh.

Aktualisht në vend janë 7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...