Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Aksion para Kuvendit, kërkohet tërheqja e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca ku në rend dite ishte edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa filloi seanca, jashtë objektit të Kuvendit është mbajtur një aksion simbolik ku kërkohej tërheqja e këtij projektligji.

Me motot “ Tërhiqeni ligjin”, “Vlera të paqes e jo të luftës”, “Jo ligj që ma ndalon lirinë e shprehjes”, “I keni harru viktimat”, Organizata Youth Iniciative For Human Rights, kanë mbajtur aktivitetin simbolik përmes të cilave kërkuan tërheqjen e projektligjit për vlerat e UÇK-së.

Përfaqësuese e organizatës YIHR Kosovë, Trina Binaku, ka thënë se tërheqja nga votimi i Projektligjit për vlerat e UÇK-së meqë sipas saj kjo nuk i ndihmon që të sillet drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Derisa ka shtuar se, ky i fundit përveç që cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës.

“Sot YIHR Kosovë ka organizuar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar tërheqjen e projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, për shkak që ky projektligj është edhe sot në votim. Ne mendojmë që përveç e cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë…Në rastin më të mirë mosvotimi prej deputetëve të Kosovës”, ka thënë ajo. /kp/Telegrafi/

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...