Agjencia Zhurnal.mk

​Ambasadat e huaja kërkojnë konfiskimin e pasurisë së paligjshme të zyrtarëve shtetërorë

od 6 do 12 noemvri 2019

Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, sot është shënuar 10 vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit. Derisa është kërkuar ndëshkimi i autorëve të krimit, është përmendur nga ambasadat e huaja në Kosovë edhe konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve, ku sipas tyre duhet t’u kthehet qytetarëve të vendit.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi u zotua se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit. Mos zbulimi dhe mos ndëshkimi i krimeve, tha ai se rrezikon përsëritjen e krimit.

Lumezi tha se prokurorët e shtetit duhet t’i sigurojnë qytetarët që ligji është forca që e bën të mundur lirinë.

Kryeprokurori i shtetit tha se duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që këto viktima të mos pësojnë me fatalitet, ashtu siç ka ndodhur.

E kryetari  i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por si vend lëngon në zbatimin e saj.

T E

Lajmet e fundit