​Ambasadori afgan në OKB: Talebanët po kërkojnë derë më derë njerëzit e vendosur në listat e tyre

Ambasadori afgan në OKB Ghulam Isaczai tha sot se banorët e Kabulit “jetojnë në frikë absolute”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se talebanët nuk do t’i mbajnë premtimet që kanë bërë në Doha. Ne i kemi parë talebanët të thyejnë premtimet e tyre më parë. Ne kemi parë skena tmerruese të ekzekutimeve masive dhe vrasjeve të synuara të civilëve në Kandahar dhe qytete të tjera të mëdha. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë në Kabul, e cila ka qenë zgjidhja e fundit për shumë njerëz që ikin nga hakmarrja e talebanëve”, tha ai.

“Banorët e Kabulit thonë se talebanët tashmë kanë filluar kërkimet shtëpi më shtëpi. Ata po kërkojnë njerëz nga lista e tyre e synuar. Tashmë po marr raporte për vrasjet e këtyre njerëzve dhe grabitjet në qytet”, tha Isaczai.

Related posts

Tre të vdekur pasi treni del nga binarët në SHBA

D V

BE-ja po shqyrton masa ndaj Polonisë

D V

Bundestagu i dominuar nga burrat – Gratë jo sa duhet të përfaqësuara në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More