Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​BE kërcënon me sanksione Lukashenkon nëse ai nuk negocion me opozitën

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione ndaj presidentit të kontestuar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nëse nuk fillon një dialog me opozitën dhe nuk pushon së përdoruri dhunën ndaj protestuesve.   “BE u bën thirrje autoriteteve bjelloruse të kërkojnë një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës përmes një dialogu më të gjerë kombëtar dhe mbështet planin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë për të ndërmjetësuar dialogun,” tha Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit pas një takimi sot në Luksemburg.   Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e BE vendosën sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë, të cilët BE i konsideron përgjegjës për dhunën kundër protestuesve paqësorë, zyrtarëve të opozitës dhe gazetarëve dhe për sjelljen e keqe gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.   Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko fitoi zgjedhjet më 9 gusht bindshëm dhe fitoi mandatin e gjashtë, por opozita beson se zgjedhjet u vodhën.   Ministrat e BE-së përsëritën se zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk ishin as të lira as të drejta, dhe se Lukashenko, një aleat i Vladimir Putinit rus nuk ka asnjë legjitimitet demokratik dhe ata mbështetën thirrjet për përsëritjen e atyre zgjedhjeve.   Dhjetëra-mijëra njerëz protestuan në Minsk të dielën, javën e dhjetë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos, i cili ka drejtuar vendin me një dorë të vendosur për 26 vjet.   Sipas vlerësimeve të grupit të të drejtave të njeriut “Vesna”, ishin 100.000 njerëz në protestë, të cilët policia u përpoq t’i shpërndajë me topa uji dhe shkopinj, duke plagosur dhjetëra prej tyre.

Postime të ngjashme

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...