Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të hënën mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Procedura e marrjes së vaksinës anitCOVI u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.
Ai për media ishte i shkurtër në deklarata porse tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Kujtojmë se Biden më 21 dhjetor e kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Mbi 22 milionë njerëz në ShBA janë infektuar me virusin korona, ndërsa mbi 374 mijë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Nga çka deri më tani del se ShBA është vendi më i goditur nga virusi korona.
Ndërsa në Evropë, Mbretëria e Bashkuar ka shënuar mbi 3.1 milionë të infektuar dhe mbi 82,000 viktima.
Numri global i të infektuarve ka kaluar 90 milionë.
Prej tyre, mbi 1.9 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 50 milionë janë shëruar.