Agjencia Zhurnal.mk

​Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi që asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nuk kanë arritur të marrin votat e duhura.

Bujar Sadiku, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Muharrem Mustafa ishin tre kandidatët e propozuar për këtë post.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se konkursi për këtë pozitë duhet të përsëritet.

Me kaq Kuvendi përfundon sesionin veror.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...