Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​EMA: I takon secilit shtet të vendosë për vaksinën AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se secili vend duhet të vendosë vetë se si të trajtojë përfundimin se pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut

Kur merr një vendim, secili vend duhet të marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike dhe disponueshmërinë e vaksinave të tjera, njoftoi EMA, raporton Reuters.

“Ne jemi përpjekur të sigurojmë sa më shumë informacion të jetë e mundur në lidhje me përfitimet dhe rreziqet që kemi identifikuar, dhe bazuar në atë, dhe duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë dhe mundësinë e prokurimit të vaksinave të tjera, shtetet mund të marrin vendime të ndryshme në lidhje me vaksinën AstraZeneca”, tha sot drejtoresha e EMA Emer Cooke.

Në këtë mënyrë, Agjencia Evropiane e Barnave ka hequr dorë nga bërja e rekomandimeve dhe shteteve do t’u duhet të vlerësojnë rreziqet e vazhdimit të përdorimit të vaksinës AstraZeneca.

Në dhjetë ditët e kaluara, disa vende kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca për personat nën 60 ose 55 vjeç, me pritje që vendimi përfundimtar të merret nga EMA, por tani ata duhet ta marrin atë vetë.

Duhet theksuar gjithashtu se proceset e para gjyqësore janë ngritur tashmë në Francë për shkak të vdekjes së njerëzve pas marrjes së vaksinës AstraZeneca.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...