Kosovë

​Haradinaj-Stublla: Kosova në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar

Zhurnal Ads

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka treguar se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të pa negociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.

Sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të pa negociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.

Tutje në shkrimin e bërë, ministrja ka thënë se rruga deri këtu nuk ishte e lehtë dhe pa pengesa.

“Përkundrazi: të gëzohemi sot, dhe të lirojmë frymën e mbajtur brenda nesh deri tash. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë dhe pa pengesa. Jemi këtu sepse Kosova nuk u zmbraps kur ishte vështirë, dhe qëndroi e palëkundur në të drejtën e saj. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”.

Postime të ngjashme

Ish-Shefi i Shtabit të UÇK’së Agim Çeku ftohet nga Specialja

admin

Operacion i madh policor në Karaçevë, rrënohen 12 objekte të kazinove ilegale

admin

Sot ​mblidhen katër komisione parlamentare

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...