Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Historia më e re e spiunazhit rus në Bullgari

Serisë së arrestimeve të spiunëve rusë dhe deportimit të diplomatëve rusë që kryenin aktivitete spiunazhin nën petkun e diplomatit, i kishte paraprirë arrestimi i Nikolai Malinov.

Që atëherë (9 shtator 2019), e deri më tani organet bullgare të sigurisë dhe prokuroria bullgare kanë deportuar gjashtë diplomat rusë që kryenin aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit, si dhe kanë arrestuar gjashtë shtetas bullgarë që kryenin aktivitete spiunazhi për interesa të Shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU.

Viteve të fundit, shërbimet inteligjente ruse kanë rritur agresivitetin e tyre kundër demokracive perëndimore, me theks të veçantë kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Një ndër shtetet ku shërbimet inteligjente ruse kishin vlerësuar se duhet ta rrisin aktivitetin e tyre ishte edhe Bullgaria, shtet anëtarë i NATO dhe BE. Shërbimet ruse kishin filluar piketimin e politikanëve bullgarë, të cilët do të luanin rolin e agjentëve influentë rusë.

Në mesin e politikanëve bullgarë që ishin rekrutuar dhe kishin rolin e agjentit influent rus ishte edhe Nikolai Malinov, ish-deputet i Parlamentit Bullgar nga radhët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), i cili pas rekrutimit drejton organizatën joqeveritare pro-ruse “Lëvizja Nacionale Rusofilia”.

Malinov kishte spiunuar për interes të Rusisë për më se nëntë vjet, ndërsa gjatë tri vjetëve të fundit kishte takime të shpeshta dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me oligarkun rus dhe magnatin e mediave, Konstantin Malofeev dhe me Leonid Reshetnikov, ish-agjentin rus, ish-drejtuesin e Institutit Rus për Studime Strategjike-RIS, si dhe tani drejtuesin e shoqatës “Shqiponja me dy koka”.

Volodikhin Mikhailovich, këshilltar i drejtorit të Institutit rus-RIS duke i dhënë medalje N. Malinov, me motivacionin për kontributin e tij në raport me Rusinë

Malinov, kishte pranuar para nga Malofeev dhe Reshetnikov për të siguruar informacione sekrete që kishin të bënin me aktivitetet e Qeverisë Bullgare, NATO-s dhe anëtarëve tjerë të aleancës.

Malofeev dhe Reshetnikov punojnë me direktiva të shërbimeve sekrete ruse dhe Kremlint. Deri sa Malofeev i cili njihet edhe si magnat i mediave, shfrytëzon kapitalin e tij për blerjen dhe kapjen e mediave në rajonin e Ballkanit, Reshetnikov, përmes institutit RIS dhe tani së fundmi edhe shoqatës “Shqiponja me dy koka”, tenton të shtrijë ndikimin rus në qeveritë e shteteve ballkanike, me qëllim ndërrimin e kursit euro-atlantik dhe rreshtimin në sferën e interesave ruse.

Reshetnikov në Bullgari kishte si detyrë koordinimin e operacioneve të spiunazhit, që kishin si qëllim riorientimin e Bullgarisë, nga një anëtare e NATO-s dhe BE-së, në një shtet me orientim nga Rusia dhe Unioni i Euro Azisë.

Malinov, me instruksione të Malofeev, kishte shkuar në Beograd që të bisedonte me ish-bankierin bullgar Tsvetan Vasilev, i cili kërkohet nga drejtësia bullgare. Qëllimi i vizitës ishte blera e një Kompani televizive bullgare, ku besohet që Vasilev ka aksione. Blerja do të bëhej përmes biznesmenit grek Yanis Karageorgis.

Malinov kishte vizituar edhe një herë Beogradin dhe atë në mars të vitit 2019, si panelit i konferencës “Bombardimi i Jugosllavisë-intervenim ushtarak humanitar ose agresion”, që përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve.

Malinov u rreshtua në mesin e penalistëve serb e rus që gjykuan sulmet e NATO-s dhe intervenimin në Kosovë. Vlen të ceket se së bashku me Malinov, pjesë e panelit në Beograd ishte edhe Alexei Kondratiev, i cili kishte marrë pjesë në desantin e trupave ruse në Aeroportin e Sllatinës, si dhe kishte qenë kandidat i Rusisë për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Malinov, dy muaj pas arrestimit, ishte liruar nga paraburgimi dhe i ishte lejuar udhëtimi për në Moskë, ku më 4 nëntor 2019 ishte dekoruar me “Urdhrin e Miqësisë” nga vetë presidenti Putin.

Pas lirimit të tij kishte reaguar prokurori i Shtetit dhe kishte kërkuar hetim ndaj gjyqtarit Andon Mitalov që e kishte liruar Malinovin dhe ia kishte mundësuar që të shkojë në Rusi edhe pse ishte i arrestuar dhe duke u hetuar për spiunazh.

Rasti ndaj Malinov është duke vazhduar, dhe gjatë muajit shkurt 2021 ai ishte thirrur në seancë në gjykatë, ku ishte njoftuar me aktakuzën për spiunazh. Bazuar në ligjet në fuqi në Bullgari, vepra e spiunazhi mund të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...