Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Hoti premton pagesë shtesë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, pezullohet protesta

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, pezulluan protestën të cilën e nisën me kërkesa për pagesë shtesë.

Frashër Racaj, zëvendëskryetar i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues, tha se qeveria u premtoi në realizimin e kërkesave të tyre dhe se shtesat do t’u jepen gjatë muajit mars.

Ndryshe, Sindikata e Shërbimit Korrektues sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi ka konfirmuar për Telegrafin mbajtjen e kësaj proteste.

Ai ka thënë se kjo protestë po bëhet për shkak të mos marrjes së shtesave gjatë pandemisë.

“Po protestojnë lidhur me shtesat për punë gjatë pandemisë, ashtu siç i kanë realizuar institucionet tjera të sigurisë. Organizimi i protestës është sindikal, për më shumë ju lutem kontaktoni me kryetarin e Sindikatës”, u shpreh Gashi.

“Stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të Pandemisë COVID-19 dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj ne bazë të Nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe ne bazë të Nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërimi i të sëmurëve me COVID-19 dhe pika 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me COVID – 19”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij

R Zh

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Z H

22 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...