Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Izraeli do të transferojë 5,000 doza vaksinash tek palestinezët

Izraeli thotë se po transferon 5,000 doza të vaksinës Covid për të imunizuar punonjësit shëndetësorë palestinezë.

Izraeli ka një nga programet më të përparuara të vaksinimit në botë, por palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Gaza, nuk kanë pranuar akoma një të tillë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se Izraeli ka përgjegjësi për transferimin e vaksinave atje.

Izraeli ka regjistruar rreth 640,000 raste Covid që nga fillimi i pandemisë, dhe më shumë se 4,700 vdekje, tregon hulumtimi i Universitetit Johns Hopkins.

Ka pasur pothuajse 160,000 raste në Bregun Perëndimor dhe Gaza me 1,833 vdekje, tregon studimi.

Rreth 1.7 milion njerëz apo 20% e popullsisë, kanë marrë tashmë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID, ndërsa më shumë se tre milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të saj.

Sidoqoftë, vendi mbetet ende nën bllokim.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...