Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Izraeli nis testimet me vaksinën antiCOVID-19 më 1 nëntor

Izraeli do të fillojë provat njerëzore për një vaksinë potenciale COVID-19 të zhvilluar nga një institut kërkimor i mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes më 1 nëntor pasi mori miratimin rregullator, njoftoi sot kjo ministri.

Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR) filloi provat mbi kafshët për vaksinën e saj “BriLife” në mars.

Ministria e Shëndetësisë dhe një komision mbikëqyrës tani kanë dhënë dritën jeshile për ta çuar në fazën tjetër.

Tetëdhjetë vullnetarë të moshës midis 18 dhe 55-vjeç do të monitorohen për tri javë për të parë nëse zhvillohen antitrupat e virusit, tha ministria në një deklaratë.

Një fazë e dytë, që pritet të fillojë në dhjetor, do të përfshijë 960 njerëz mbi moshën 18 vjeç.

Nëse do të kenë sukses, një fazë e tretë në shkallë të gjerë me 30,000 vullnetarë është planifikuar për në prill/maj 2021. Nëse është e suksesshme, vaksina mund të aprovohet për përdorim masiv.

Izraeli, me një popullsi prej 9 milion banorësh, ka filluar lehtësimin e një bllokimi të dytë në mbarë vendin të koronavirusit pas një rënie të qëndrueshme të shkallës së infeksioneve ditore. Vendi kishte 692 raste të reja të shtunën – nga një kulm prej më shumë se 9.000 disa javë më parë.

Deri më tash në Izrael nga pandemia me koronavirus kanë humbur jetën 2.372 persona.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...