Agjencia Zhurnal.mk

​Karaxhiq pret caktimin e burgut ku do të jetojë deri në fund të jetës

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ende nuk ka vendosur se në cilin shtet do të vuajë dënimin me burg të përjetshëm krimineli Radovan Karaxhiq, për të cilin ai është dënuar më 20 mars të këtij viti.

“Kryetari i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, gjyqtari Carmel Agius së shpejti do të marrë një vendim”, tha Helena Egleston, një zëdhënëse e Hagës për mediat boshnjake.

Në ueb faqen e Mekanizmit për Gjykatat Penale thuhet se 70-vjeçari Karaxhiq mund ta vuajë dënimin në shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë nënshkruar kontratën dhe janë dakorduar për të pranuar të dënuarit e ICTY. Këto janë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Estonia, Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Polonia, Franca, Austria, Italia, Spanja dhe Portugalia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...