Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë vdiqën nga koronavirusi

Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë kanë vdekur nga koronavirusi, tre prej tyre në dy javët e fundit, gjë që tregon një përhapje të papritur të infeksionit në këtë shtet afrikan.

Përveç ministrave, disa politikanë të tjerë të famshëm dhe figura publike vdiqën kohët e fundit.

Opozita akuzon qeverinë për përdorimin e pandemisë si një armë duke arrestuar deputetët e saj dhe kritikët e tjerë dhe duke i mbajtur në burgjet e mbushura me njerëz ku infeksioni transmetohet lehtë.

Kritikët gjithashtu akuzojnë qeverinë për neglizhimin e spitaleve publike, ku shumë të infektuar me virusin korona nuk mund të marrin oksigjenin e duhur për të mbijetuar.

Shumë anëtarë të elitës trajtohen në klinika private të shtrenjta ose jashtë vendit.

Presidenti i Zimbabvesë Emerson Mnangagwa tha se qeveria ishte ende duke shqyrtuar se cilën vaksinë do të blinte.

Zimbabve, si shumë vende të tjera afrikane, fillimisht kishte pak infeksione të regjistruara, por kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve.

Shumë kanë frikë se një lloj i ri i koronavirusit, i cili po përhapet shumë më shpejt, hyri në vend kur dhjetëra mijëra qytetarë të saj u kthyen në shtëpi për pushime nga Afrika e Jugut, ku ata jetojnë dhe punojnë.

Zimbabveja, një vend me 15 milionë banorë, deri më tani ka raportuar 31.000 infeksione të regjistruara dhe 974 vdekje nga koronavirusi, ndërsa në fillim të dhjetorit kishte rreth 10.000 të infektuar.

Shumë njerëz nuk testohen dhe nuk shkojnë në spitale kur nuk janë mirë, sipas shoqatës së mjekëve dhe shton se në disa ditë pothuajse gjysma e vdekjeve janë jashtë spitaleve, raporton AP.

Postime të ngjashme

Britanikët hapin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind

S.B.

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...