Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

​Këpucët e para për dy këmbët janë prodhuar para 711 viteve

Më 20 maj të vitit 1310, janë prodhuar këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë.

Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.

Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.

Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 p.e.s, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV.

Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.

Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit.

Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.

Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.

Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë.

Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

Postime të ngjashme

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

Misteri që zgjati për 25 vjet: Dy vajza shkuan në një ‘hotel të përhumbur’ dhe që atëherë nuk i ka parë askush

Dafina Vidishiqi

Është më e madhe se një fushë futbolli dhe vazhdon të rritet – një gropë në Meksikë ka “gëlltitur” një shtëpi, por edhe dy qen

Dafina Vidishiqi

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga COVID-19

Dafina Vidishiqi

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...