Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Kina do të ndalojë tërësisht importin e mbetjeve të ngurta më 2021

Zhurnal Ads

Kina do të ndalojë të gjitha importet e mbetjeve të ngurta që nga 1 janari 2021, njoftuan autoritetet përkatëse.

Hedhja, grumbullimi dhe asgjësimi i mbetjeve nga jashtë në territorin kinez do të ndalohen gjithashtu, sipas një njoftimi të përbashkët nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, Ministria e Tregtisë dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave.

Ndalimi i plotë është kulmimi i politikave të nisura që nga viti 2017 për të ndaluar gradualisht importin e mbetjeve të ngurta. Kështu, në fund të vitit 2017 Kina ndaloi importimin e 24 llojeve të mbetjeve të ngurta, duke përfshirë letrat e pakategorizuara e tekstilet.

Kina e filloi importimin e mbetjeve të ngurta si një burim i lëndëve të para në vitet ’80 të shekullit të kaluar dhe për vite me radhë ka qenë importuesja më e madhe e tyre në botë, me gjithë kapacitetin e vet të kufizuar në trajtimin e mbeturinave. Disa kompani sollën në mënyrë të paligjshme mbetje të huaja në vend për përfitime, duke përbërë një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin publik.

Me ndërgjegjësimin në rritje të publikut për çështjet mjedisore dhe suksesin e zhvillimit të gjelbër të Kinës, importet e mbetjeve të ngurta janë ulur ndjeshëm. Vitin e kaluar ato ishin 13.48 milionë tonë, nga 22.63 milionë tonë në 2018-n. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, importimi i mbetjeve të ngurta prej Kinës ra me 42.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Koreja e Jugut shënon numër më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga muaji mars

S.B.

Mbi 60 milionë të prekur nga Covid-19 në mbarë botën

S.B.

Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës së kompanisë amerikane

S.B.

Franca: Veto për një marrëveshje postBrexit jo të mirë

S.B.

Bruksel, Partnerët kërkojnë ratifikim të shpejtë të marrëveshjes BE-Mercosur

S.B.

Biden lavdëron Trump-in: Vaksina, edhe meritë e tij!

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...