Agjencia Zhurnal.mk

​Kosova e përmbyll me sukses kryesimin njëvjeçar të SEECP-së

Kosova sot e përmbylli kryesimin njëvjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) me aktivitetin e fundit, takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme.

Në takimin përmbyllës të kryesimit të Kosovës me SEECP, përveç Ministrave të vendeve anëtare të kësaj organizate, ishte prezent edhe Përfaqësuesi i Komisionarit për Zgjerim, Oliver Varheyli.

Për shkak të masave kundër pandemisë, ky takim u mbajt në formë virtuale në një video-konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ndërsa pas nënshkrimit të një Deklarate të Përbashkët, kryesimi i radhës me SEECP-në do t’i kalohet edhe zyrtarisht Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Të gjitha shtetet anëtare e vlerësuan lart përzgjedhjen e prioriteteve dhe kryesimin e Kosovës sidomos duke pasur parasysh rrethanat.

Përkundër faktit se çështja e Covid-19 ishte sfida më e madhe e këtij viti, ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, falënderoi BE-në për ndihmën e ofruar për vendet e rajonit, si dhe bashkëpunimin në krijimin e lehtësirave gjatë kësaj kohe brenda nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore.

Duke i uruar suksese Turqisë në kryesimin e radhës, në këtë takim u ritheksua se bashkëpunimi në nivel të ministrave të jashtëm në Evropën Juglindore, është i rëndësisë së veçantë dhe si i tillë duhet të vazhdojë në të gjitha proceset.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Kosova kryeson një forum rajonal i cili ka si anëtarë vendet e Evropës Juglindore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...