Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Kosovë/ Qeveria do të ndajë paga shtesë edhe për arsimtarët, paguhen në dy këste

Kryeministrinë detyrë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Kryeministri Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste.

Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj.

Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte.

Postime të ngjashme

Agani: Qeveria do të formohet në fund të marsit

T E

Vidhet vetura afër Drenasit, hajnat u futën në garazhdë dhe e morën “Pasatin”

T E

Rritet numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

Z H

Lajçak të hënën në Kosovë

Z H

Djali i Ibrahim Rrugovës për kryetar të ri të LDK-së!?

Z H

Ish-deputueti i VV-së: Kemi fituar mbi 50% të votave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...