Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Kosovë/ Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për vitin 2020

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajt mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.

“Janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi. Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...