​Lajçak thotë se me Kurtin nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

E plotësuar: Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Pas takimit me kreun qeveritar, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.

Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Nis takimi Kurti-Lajçak me dyer të mbyllura – diskutohet për dialogun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë.

Derisa, nesër pritet të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe disa nga liderët politikë.

Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Related posts

FSShK sot proteston para Ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë

D V

Bislimi thotë se iu keqinterpretuan deklaratat: Dokumentet rreth UÇK-së janë në arkiv të Kosovës, kanë qenë gjithmonë të hapura

D V

PSD nuk merr pjesë në zgjedhje lokale, Qëndron Kastrati i lirë për t’u futur në garë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More