Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

​Luani sulmon rojën e kopshtit zoologjik në Gjermani

Një punëtore ka marrë lëndime fizike pasi që u sulmua nga një luan në kopshtin zoologjik të Osnabruck në Gjermani, kur ajo hyri të pastrojë kafazin e kafshës.

25-vjeçarja u dërgua në spital si një masë paraprake, tha policia për agjencinë e lajmeve DPA.

Ajo me sa duket kishte harruar të mbyllte një derë lidhëse në kafazin e luanit, transmeton NDR, duke iu referuar deklaratës së policisë gjermane.

Kur vuri re gabimin e saj, kafsha papritmas iu afrua asaj dhe e plagosi me putrën e tij, thuhej në deklaratë.

“Kujdestarja e kafshëve aktualisht nuk rrezikon të humbasë jetën e saj dhe po trajtohet në spital. Ne i urojmë të gjitha të mirat dhe shpresojmë të jetë më mirë së shpejti. Të pesë kafshët ishin në mbyllje dhe të siguruara në çdo kohë,” thuhet në njoftimin e kopshtit zoologjik.

Objekti aktualisht është i mbyllur për publikun si pjesë e masave të bllokimit të koronavirusit në zonë.

Postime të ngjashme

E bleu vazon për 35 dollarë, tash pritet ta shesë për gjysmë milioni

S.B.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë pyjet evropiane

S.B.

Udhëtimi në Tequila për të zbuluar sekretin e prodhimit të pijes së famshme

S.B.

Burri mbetet 14 orë në Oqeanin Paqësor, shpëton jetën duke u kapur në mbeturina të detit

S.B.

Një lojë e thjeshtë për fëmijë ka shqetësuar shumë të rriturit, a dini si ta zgjidhni atë?

S.B.

Njerëzit tmerrohen kur babai ndan videon ku vajza e tij e vogël tërhiqet nën shtrat

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...