Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

​Mashtrim për viza pune në Gjermani, arrestohet një person në Deçan

Të shtunën është arrestuar një person në Deçan pasi që kishte mashtruar katër persona se do t’iu rregulloj viza pune për në Gjermani.

Policia njofton se i dyshuari në 2017-tën kishte mashtruar katër personat për çka ua kishte marrë nga 1 mijë e 500 euro secilit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind) € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Sarandë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...