Agjencia Zhurnal.mk

​PDK mbështet propozimin e Thaçit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka deklaruar se do ta mbështetin kërkesën e presidentit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në një konferencë për media Veseli tha se qytetet që janë në karantinë janë në gjendje të rënduar dhe se mbështetja për to nga qeveria nuk është e duhura.

“Si rezultat i përhapjes së kësaj pandemie është krijuar gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë. Kjo është fakt e shpallëm ose jo. Por, ajo që na obligon neve që sa më shpejtë të kthejmë. Meqenëse në Kosovë numri i të prekurve po rritet, masat ekstreme duhet të ndërmerren. Jemi në një situatë kur qytetarët në Viti, Kline dje Malishevë janë të izoluar, mbështetja për këto komuna nuk është e mirë. Është në dorën e deputetëve të vendosin. PDK do ta mbështetë kërkesën për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai tha se nuk janë të kënaqur me masat qa ka bërë qeveria.

“Neglizhenca e qeverisë për ti vendosur në karantinë rrezikon qytetarët tanë. Kemi veprime pasive në veprimin, përveç shqetësimit të shëndetit publik, bizneset janë duke u injorua nga qeveria. Në këtë moment pas shëndetit më k rrezikuari është sektori privat. Është e domosdoshme që qeveria të organizojë mbështetjes për bizneset. Bankat duhet të ofrojnë ri programim të kredive për qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Shqetësuese tha se është edhe largimi i investitorëve amerikan nga Kosova.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...