Agjencia Zhurnal.mk

​Përfundon bastisja në OVL UÇK, EULEX-i merr me vete disa kompjuterë

Faton Klinaku e quan të përfunduar aksionin e Speciales.

Aksioni i filluar në orët e mëngjesit nga zyrtarët e Gjykatës Speciale në selinë e OVL të UÇK-së ka përfunduar pas rreth tetë orë bastisjeve.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një paraqitje para mediave bashkë me avokatin Tomë Gashi.

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtaret e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë.

“Në ato dokumentacione që janë kontrolluar nuk ka asgjë përpos shkresave të pranuara nga OVL UÇK, pastaj vërtetimeve që ua lëshojmë studentëve etj.”.

Klinaku ka thënë se bastisja tashmë ka përfunduar dhe janë marrë vetëm shtëpiza të kompjuterëve.

“Ne jemi të fundit që dalim nga zyret”, deklaroi më tej Faton Klinaku.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...