Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

​Përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Lezhë e Shkodër

Vijon të jetë problematike situata në zonën e Lezhës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së lumit Drin.

Në zonën e ish frutores në Lezhë, Balldre dhe Gocaj, uji ka vërshuar në tokat bujqësore, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

E njëjta situatë si pasojë e reshjeve intensive të shiut paraqitet edhe në Shkodër, Vlorë dhe Fier.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, raporton Ora News.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do t’i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 janar 2021.

Postime të ngjashme

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

Vendi në “pushtetin” e zjarreve, Peleshi: Aktualisht 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun e Përmet

D V

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...