Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Zhurnal Ads

Pesë pacientë kanë vdekur dhe 50 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilët thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive.

Sipas IKSHP, numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Detaje të reja: Burri në Prishtinë u ther me thikë nga ish-gruaja, kishte shkuar ta vizitonte vajzën e tij

S.B.

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

admin

Mbi 12 mijë kosovarë kanë në trust mbi 20 mijë euro

T E

Të dielën pritet gjendje kritike nga vërshimet

Z H

Zemaj: Rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve

admin

Vuçiç: Deklarata ime lidhur me Nagorno Karabakun, e saktë dhe precize

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...