Agjencia Zhurnal.mk
Bota

​Polonia kërkon nga BE-ja që të ashpërsojë sanksionet kundër Rusisë

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë pasi shuan me dhunë protestat në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Nëse duam të vendosim respekt për ligjin ndërkombëtar, e vetmja mënyrë se si mund ta bëjmë atë pa pushkë, top dhe bomba është përmes sanksioneve. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në arritjen e një konsensusi për këtë çështje,” tha Andrzej Duda për Financial Times.

Ai gjithashtu sugjeroi që shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell të vizitojë Rusinë muajin tjetër nëse Alexei Navalny nuk lirohet deri atëherë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen të hënën për të rënë dakord mbi një përgjigje të përbashkët ndaj ndalimit të udhëheqësit kryesor të opozitës ruse.

Josep Borrell shprehu keqardhje për “ndalimet masive” dhe “përdorimin e tepruar të forcës” në protestat e djeshme në Rusi duke kërkuar lirimin e Navalny nga paraburgimi.

Disa shtete anëtare dhe Parlamenti Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, por kjo kërkon një vendim unanim nga 27 vendet anëtare.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Rusi me kërkesën për lirimin e Alexei Navalny, gjatë së cilës rreth 3.500 njerëz u arrestuan dhe përplasjet shpërthyen në disa qytete të mëdha, përfshirë Moskën.

Postime të ngjashme

Ministri i Jashtëm Di Maio shpreh solidaritetin e Italisë ndaj Greqisë për tërmetit që tronditi sot vendin

S.B.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban largohet nga grupi i Partive Popullore Evropiane

S.B.

Greqia pas termetit, gurë mbi vetura e njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

S.B.

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

S.B.

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

S.B.

Sarkozy do të apelojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...