Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Pritja e bashkatdhetarëve me tupanë e valle në Aeroportin e Prishtinës

Një numër i madh i bashkatdhetarëve edhe sot kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aktualisht është një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin të afërmit e tyre.

Në videon e siguruar nga KosovaPress, shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupanë.

Përndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi për KosovaPress, ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...