Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Raportimi i Simmons, Selmanaj: Duhet të bëjmë kujdes

Komisioni për Legjislacion mbajti mbledhjen e radhës në të cilën temë diskutimi u bë edhe kërkesa e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, për të cilin raportoi KosovaPress të shtunën se dëshiron që të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, që të shpërndahet kërkesa edhe tek anëtarët e tjerë të komisionit.

Lidhur me këtë reagoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se komisioni duhet të ketë kujdes në adresimin e kësaj çështje, pasi mund të dalin jashtë mandatit që e kanë.

“Ne duhet të kemi shumë kujdes në mandatin tonë dhe nuk guxojmë të dalim përtej tij. Nuk jam i sigurt se Komisioni për Legjislacion është adresë për njerëz që kanë bërë, ose nuk e kanë bërë punën si duhet dhe për mekanizmat ndërkombëtarë me misione në Kosovë për të ardhur dhe për ta raportuar neve, ose shpërla vetën pse s’kanë punuar ose diçka tjetër. Nuk mundemi ne të shndërrohemi në instancë gjyqësore, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ai.

Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ditë më parë i tha KosovaPress-it se në mbledhjet e ardhshme do të vendosin për një datë kur do të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it.

Vitin e kaluar, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons kishte deklaruar se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë. 

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...