Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin kanë reaguar ashpër ndaj vendosjes së flamurit serb në kullën e vrojtimit në Koshare, duke thënë se ky është një provokim për të gjithë shqiptarët.

Për luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e të rënëve për liri, kjo është një fyerje e rëndë nga Serbia në prag 22-vjetorit të çlirimit, me faktin se një gjë e tillë ndodh shumë afër varrezave, ku pushojnë heronjtë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, thuhet në reagim.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe organet e sigurisë të ndërmarrin masa që të ndalen përgjithmonë këto dukuri të shëmtuara dhe fajtorët të dënohen.

“Në të kundërtën çfarë na mbetet ne? Të heqim dorë edhe nga kjo shtetësi që e kemi, pasi që as në shtetin që e ndërtuam vetë, nuk ndjehemi më të sigurt. Ju përgjegjësit e institucioneve shtetërore dhe atyre të sigurisë, nëse nuk doni ose nuk dini të mbani shtet, deklarohuni dhe lëshoni rrugë”, përfundon reagimi.

Postime të ngjashme

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

I jepet lamtumira e fundit edhe Leonora Gjotaj Komlmekshaj që humbi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Nënë e bijë nga Gjakova varrosën pasi vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

D V

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...