Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

​Shpenzimet fiskale të Tibetit për jetesën e banorëve përbëjnë mbi 80 %

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Departamenti i Financave i Rajonit Autonom të Xizang-ut (Tibetit) të Kinës tregojnë se në vitin 2020, ndër shpenzimet fiskale të Xizang-ut, 177.6 miliardë juanë janë përqendruar në fushat kryesore lidhur me jetesën e njerëzve, duke zënë 80.4 % të vëllimit të përgjithshëm. Shpejtësia e rritjes së shpenzimeve vjetore në fushat kryesore lidhur me jetesën e njerëzve i ka kaluar 10 %.Për sa i përket garantimit të arsimit, shpenzimet për arsimin në këtë rajon janë rritur me 15 % në vit gjatë pesë vjetëve të fundit, duke realizuar “tre garancitë” (ushqimin, strehimin dhe shpenzimet themelore të arsimit) për 15 vjet, nga faza e arsimit parashkollor deri në shkollën e mesme. Ndërkohë, është zbatuar politika e subvencionimit të plotë të arsimit për fëmijët e familjeve të varfra në qytete, me një standard subvencionimi 4 200 juanë për çdo nxënës e student në vit, prej së cilës kanë përfituar mbi 600 mijë nxënës e studentë.

Gjatë periudhës së “Planit të 13-të pesëvjeçar”, Xizang-u ka dhënë subvencione punësimi me vlerë të përgjithshme 6.3 miliardë juanë, dhe 21 600 vende të reja pune janë krijuar në qytete, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar urbane është kontrolluar brenda 3 %.

Postime të ngjashme

Qeveria kundër organizimit të dasmave dhe ahengjeve

D J

Bytyqi: Do të gjendet kuorum dhe virtyt që të miratohen zgjidhjet ligjore për operacionalizimin e masave ekonomike

D J

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve

D J

Punëtorët duhet të inkurajohen dhe t’i raportojnë të gjitha shkeljet e marrëdhënies së punës

D J

Shtrenjtohen çmimet e derivateve

D J

Bitcoin me një tjetër rekord, vlera e kriptovalutës arrin në 57 mijë dollarë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...