Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

​Shqipëria nxjerr “pasaportën e vaksinimit”

Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania.

Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik, shkruan TopChannel.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Apliko KËTU.

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...