Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Specializantët protestojnë para MSH-së, kërkojnë ekzekutimin e pagesave shtesë

Dhjetëra specializantë të financuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) për shkollim specialistik kanë protestuar për mosekzekutim të shtesave. Specializantët pas disa kërkesave për pagesa shtesë, të martën i zunë derën e ministrisë që udhëhiqet nga Armend Zemajt për të shpalosur pakënaqësitë e tyre për mospagesa edhe të kujdestarive.

Përfaqësuesja e specializantëve, doktoresha Vlora Demolli kërkoi nga ministri Zemaj që gjithë mjekët të paguhen njësojë, e jo të bëhen dallime ndërmjet tyre.

“Jemi ardh këtu për shkak të pakënaqësisë që kemi për shkak të mos përfshirjes në subvencione. Është një vendim që ministria e ka marrë për përfshirjen e të gjithë personelit shëndetësor pa marrë parasysh kontrata e punës që i kanë ku përfshihen shtesat. Përveç kësaj neve si specializantë në subvencione nuk janë marrë edhe kujdestaritë me persona Covid që i kemi mbajtur. Përveç shtesave që nuk janë dal prej gushtit e këndej edhe gjithashtu kemi vonesa të pagave që i kemi pasur paga të rregullta si subvencion prej Ministrisë së Shëndetësisë. Tash jemi në dhjetor dhe akoma nuk i kemi marrë pagat e nëntorit dhe kujdestarit i kemi të paguara”, tha ajo.

Pavarësisht mos pagesave, Demolli tha se do të vazhdojnë të përkujdesen për pacientët.

“Ne si mjek e kemi për detyrë me u përkujdes për pacientët tonë. Por ne kemi parë të arsyeshme që krejt mjekët me u përfaqësuar njëjtë. Obligim i joni është me mbajt kujdestarinë dhe me u përkujdes për pacientët. Mirëpo pagesa duhet me u bë njëjtë dhe të trajtohemi të gjithë njëjtë, pasi punën e bëjmë, ama pagesa nuk marrim”, tha ajo për kp.

Specializantët edhe në të kaluarën kanë protestuar duke i kërkuar shtesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...